Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku pyetet për dosjen e përgjimeve 339 dhe 184.
Në komisionin e ligjeve Marku tha se dosjet kanë problematika dhe janë zvarritur prandaj ka kërkuar që të punohet shpejt dhe të dalin me vendime për dosjet që kanë tronditur politikën shqiptare.
Sipas saj, dosja 339 ka gjithsej 700 CD, ndërsa deputeti nga radhët e PD-së, Myslim Murrizi ironizoi deklaratën e Markut ku tha se me këto përgjime të kryera nga Prokuroria është sfiduar edhe ish-Kinostudioja.
Pjesë nga debati:
Arta Marku: Sa i takon pyetjes se bosëve te krimit, prokuroria e përgjithshme nuk ka atribur, mund t’i drejtohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Për dosjet e përgjimeve, janë në hetim. Nëse do kishte vendimmarrje do ishte marrë vesh. Ka problematike dhe janë mbajtur zvarrë. Çështja 339 po hetohen nga dy prokurorë. Shumë shpejt do ketë vedimmarrje e do bëhet publike. Po ashtu edhe 184 është e njëjta situatë dhe do ketë një vendimmarrje. U kam kërkuar prokurorëve të hetojnë shpejt. Për çështjen 339 janë 700 cd të patraskriptuara. U kam kërkuar prokurorëve të hetojnë dhe të kenë një vendim për çështjet që kanë tronditur politikën.
Myslim Murrizi: Me këto përgjime ia paskeni kaluar edhe kinostudios. Me këto 700 cd po t’i kishte Sinan hoxha do kishte bërë goxha lekë. Keni përgjegjësi që me firmën tuaj ka shkuar për në KLP një ish-bashkëpunëtor i sigurimit?
Marku: Për 700 cd e pazbardhura, janë shumë është e vërtetë. Sapo kam marrë ndjeni të problematikes kanë ndërhyrë sipas ligjit. Është mbajtur nën hetim në disa kohë. Kjo çështje ka shume volum dhe prandaj është volumi i madh pune. Janë regjistruar emrat e parë për hetim e që nuk kane lidhje me zgjedhjet por për trafikim kriminal . E njëjta gjë edhe për dosjen tjetër 184.
Marku: Janë dy prokurorë dhe 11 oficerë të policisë gjyqësore që ndjekin dosjen 339. Po ecet me ritme te shpejta. Për një pjesë të të pandehurve është ndarë çështja, s’ka lidhje me zgjedhjet por me trafikimin e narkotikeve.
Paulin Sterkaj: Faleminderit Murrizi për humorin që na sjell në komision. Na kujton Zef Dedën, Paulin Preken e të tjerë…
Xhemal Qefalia: Keni nisur hetim për nxjerrjë te dosjeve në publik?
Marku: Nuk mund të them se ndikon në procesin hetimor nxjerrja e sekretit të hetimit
Adriatik Alimadhi: Janë politike ndalimet e protestuesve te unaza e madje dhe në protestat e opozitës?
Marku: Jam në dijeni për disa arrestime. Çështjet janë në hetim, ndalimet janë bërë nga policia. Nuk mund te them nëse ndalimet janë politike.
Andi Permeti: A ka rrezik se mund të jenë dosje të tjera që rrinë të fjetura si ajo e 339?
Marku: Shpresoj të mos ketë dosje të tilla dhe prokurorë të papërgjegjshëm. Prokurori përgjithshëm nuk ka kompetence të ndërhyjë e të kontrollojë mbi proceset hetimore.
g.kosovari