Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e mbylli fjalën e tij në protestën e fundit të opozitës se tashmë është momenti për zgjidhje politike, ndërsa më pas Partia Demokratike njoftoi se më 31 maji do të mbahet protesta e ardhshme.
Megjithatë, ditën e sotme, PD ka bërë të ditur se protesta do të shtyhet për në datën 2 qershor.
“Nisur nga fakti që data 31 maj është Natë Kadri, në respekt të besimtarëve myslimanë dhe nisur nga fakti që data 1 qershor është Dita e Fëmijëve, protesta kombëtare do të mbahet më datë 2 qershor 2019, ora 19:00, përpara Kryeministrisë”, bën me dije slia blu.
Ndërsa një ditë më parë, në letrën e tij të pestë publike, kryeministri Rama njoftoi se do të hapë fushatën zgjedhore më 1 qershor.