Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të flasë të paktën dy ose tre orë, në një sesion të posaçëm të parlamentit të Serbisë të planifikuar për sot rreth Kosovës. Presidenti Vuçiç do të paraqesë fakte historike rreth marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve, por gjithashtu do të paraqesë një analizë të detajuar të marrëdhënieve aktuale të të dy vendeve.
Sipas mediave, fjalimi do të zgjasë të paktën dy orë dhe presidenti serb do të flasë për zgjidhje specifike. Presidenti Vuçiç do të flasë gjithashtu për çështjen kombëtare, por edhe për ekonominë dhe situatën demografike në Serbi.