Ndoshta ishte ndeshja e fundit me fanellën e Interit, që e ka veshur për gjashtë sezone dhe me të cilën ka përjetuar aq shumë gëzime.
Mauro Icardi rrezikon të largohet në mënyrë të keqe nga zikaltrit (nëse ndodh), i vënë në vështirësi nga goditja e penalltisë, e goditur keq dhe e pritur nga portieri Dragowski.
Ish-kapiteni mund ta kishte dërguar rezultatin 2-0 kundër Empolit dhe të shmangte vuajtjet e fundit të lojës, që tendosën maksimalisht “koronaret” e tifozëve të pranishëm në stadium dhe përballë TV.
Si gjithmonë, përmes emisionit “Tiki Taka”, Wanda Nara mori në mbrojtje burrin e vet, duke e krahasuar me kampionë të tjerë ndër vite, që kanë humbur penallti të rëndësishme në karrierën e tyre:
“Ai luajti shumë mirë, arritëm atë që donim. Gabimi i Mauro mund të ndodhë. Këto janë gjëra që u ndodhin atyre që kanë “bole” (kanë këllqe).
Është logjike, nuk mund t’i quash “të mirë” ata që gabojnë nga penalltia.
Sidoqoftë, edhe Messi me Ronaldon kanë bërë gabime të tilla, mund të ndodhë me të gjithë”.
Agjentja e ish-kapitenit zikaltër ka treguar dashuri dhe afërsi me Icardi, edhe në Instagram, me një postim që nxjerr në pah krenarinë për atë që është bërë në të kaluarën, me ndeshje prel lideri dhe gola vendimtarë:
“Ndonjëherë, një gol nuk është i mjaftueshëm ndaj Barcelonës, Tottenham; as 3 gola në derbi, as 124 gola në moshën 26-vjeçare.
Ndonjëherë, asnjeri nuk e kupton se kush luan me dhimbje. Ndonjëherë, futbolli ju vë në provë.
Por për mua dhe për ne, e vetmja gjë që ka rëndësi është krenaria se ju (Icardi) jeni një njeri i madh, para se të jeni një lojtar i madh.
Gjithmonë krenarë për ju! Duam ta shohim në sytë tuaj lumturinë e të luajturit për ekipin që e doni aq shumë”.
g.kosovari