Në mediat serbe është publikuar një video, në të cilën shihet se si një avokat ka vrarë ish-gruan e tij. Ai është zbuluar, ndonëse krimin e ka bërë i maskuar.
Dragan Kecojevicin (68), i cili dyshohet se vitin e kaluar në shkurt në hyrje të ndërtesës e ka vrarë Vladanka Vucelicin (54), e është filmuar nga kamerat dyke e qëlluar gruan gjatë kohës që ajo po hyntë në ndërtesë, e pastaj ikën nga hyrja tjetër.
Në videon e cila ngjan me skena nga filmat, shihet se burri i maskuar e me dorëza e pret gruan para ndërtesës, hyn pas saj në çastin kur ajo po hapte derën, e pastaj e vret brutalisht.
Ndonëse ka qenë i maskuar, vrasësin e kanë arrestuar shpejt, pasi në njërën prej gëzhojave është gjetur ADN-ja etij.
g.kosovari