Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka uruar fitoren e Arba Kokalarit në zgjedhjet europiane.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Patozi shkruan se Shqipëria mbërriti mbrëmë në Europë me Arba Kokalarin, shumë kohë përpara se të mbërrijë në stacion treni i lodhur dhe me qymyr, i nisur prej vitesh nga Tirana për në Bruksel.
“Një shenjë e qartë dhe johyjnore, se ata që e kanë vonuar tmerrësisht shumë udhëtimin tonë drejt destinacionit të kombit, veçse mund ta shtyjnë duke e penguar, por nuk mund ta ndalin dot kurrë procesin jetik të integrimit europian të shqiptarëve.Krenarë për eurodeputeten e parë shqiptare! Urimet më të mira asaj dhe familjes së nderuar Kokalari!”, shkruan Patozi.
Arba Kokalari është zgjedhur nga Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e të dielës.
g.kosovari