Operacioni “Fundjava” ka vënë në pranga disa persona në kryeqytet. Policia bën me dije se si rezultat i operacionit tek Sheshi ‘Nënë Tereza’, nga kontrolli i ushtruar nga Forcat “Shigjeta”, në një çantë dore brenda në automjet, në pronësi të drejtuesit të automjetit shtetasit A.Z, 26 vjeç, banues në Tiranë, është gjetur një armë zjarri pistoletë, e markës “Glock”, pa leje. Në përfundim të veprimeve drejtuesi i automjetit është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Nga ana e Patrullave të Përgjithshme dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, është bërë kapja dhe ndalimi i personave:D. R., 45 vjeç banues në Tiranë. Gjithashtu është arrestuar G.M.,38 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, të shpallur në kërkim për veprat penale “Plagoje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.05.2019, mbi kopshtin Botanik në Tiranë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup, duke e plagosur rëndë shtetasin G.H.
Po në vijim të operacionit në orët e para të mëngjesit, nga kontrolli i kryer në ambientet e lokalit me pronar dhe menaxher shtetasin Sh.I, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjetën në banak të fshehura 11 doza të dyshuara me lëndë narkotike kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona celular dhe një automjet. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, i shtetasi: Sh. I., 45 vjeç, banues në Kamëz Tiranë ,( pronar dhe menaxher i lokalit), i dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit”. Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi F. G., dhe shtetasja D.K.
Gjithashtu po gjatë kontrolleve nga Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë Tiranë u kapën dhe u ndaluan edhe 6 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, konkretisht shtetasit: I.M., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, A S, për veprën penale “Dhuna në familje”, A.S, për veprën penale “Mashtrimi”. R K, për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, Sh.K. për veprën penale “Vjedhja”,A.K., për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.