Me sa duket nuk mund të shkojë tërësisht e qetë kjo protestë e opozitës. Protestuesit kanë nisur të hedhin gurë drejt parlamentit dhe është hequr gardhi metalik. Policia është përgjigjur me ujë. Sekretari organizativ i PD-së Gazment Bardhi iu ka bërë thirrje vazhdimisht dhe shenja protestuesve të ndalojnë.
Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje protestuesve që me telefona ndezur ta ndjekin drejt parlamentit, si mesazh për ndezjen e shpresës.