Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se shqiptarët duhet të kenë mundësi që të jetojnë në Shqipëri që të mos largohen nga vendi i tyre.
“Nuk është tërheqje, provokimet që bën Edi Rama dhe Ministria e Brendshme, u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos u përgjigjen. Çdo akt dhune i zgjat jetën Edi Rama, deklaratat e Bundestagut gjerman ku thotë se ne nuk i njohim zgjedhjet pa opozitën në Parlament. Dorëheqja e Edi Ramës nuk është tabu. Çfarë është më e mirë për qytetarët, karriga e Edi Ramës, e kryetarëve të partive të opozitës apo jeta e qytetarëve. Më e rëndësishme për të gjithë ne është e ardhmja e qytetarëveSiç është treguar Zoti bujar me mua të tregohet politika me shqiptarët. Që çdo shqiptar të ketë mundësi të jetojë në vend. Shqiptarët janë heronj në jetën e tyre. Ne nuk do të lejojmë Edi Ramën dhe bandat e tij të destabilizojnë Shqipërinë”, tha Kryemadhi.