Pas fjalës së tij kreu i PD është larguar me protestuesit nga sheshi para Kryeministrisë duke u drejtuar në drejtim të Kuvendit.
Bashkë me Bashën dhe Kryemadhin janë edhe protestuesit të cilët po shoqërojnë liderët e tyre.
Me dritat e telefonave ndezur të gjithë bashkë ata po marshojnë në drejtim të Kuvendit.
Në fund të fjalës kreu demokrat i bëri thirrje protestuesve që me drita ndezur te marshjome drejt kuvendit që së shpejti do ta çlirojmë dhe do ia kthejmë popullit sovran.
Por gjatë fjalës së mbajtur përpara Kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se zgjidhja e krizës aktuale është largimi i kryeministrit Rama.
“Kjo betejë sot bëhet për Shqipërinë, kjo betejë sot bëhet për Evropën. Në këtë orë vendimtare kur qytetarët evropiane u drejtohen kutive të votimit le ti shtrijnë sytë në këtë shesh e të shohin se beteja për vlerat evropiane në Shqipëri po shkon drejt fitores.
Në emrin tuaj dhe të një populli të tërë dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për miqtë tanë perëndimorë që kanë folur me një zë dhe kanë kërkuar ti jepet fund farsës kriminale të zgjedhjeve kriminale pa opozitën, kanë kërkuar që edhe kreu i bandës në pushtet ti thërrasë mendjes dhe të jetë i gatshëm të zbatojë standardin evropian për përgjegjësitë që ka para kushtetutës e ti hapë rrugë zgjidhjes politike.
Populli shqiptar, populli evropian në këtë shesh e kudo është i vendosur për zgjidhjen politike. Ajo kalon vetëm përmes largimit të shkaktarit dhe pengmarrësit ët demokracisë. Ai kurrë më nuk do ta ketë në dorë fatin e zgjedhjeve shqiptare. Ja ku është bashkimi dhe mesazhi ynë: Rama ik”, tha Basha.
Ne nuk tërhiqemi, ne nuk dorëzohemi. Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja me të keqen është rruga më e sigurt për fisnikërimin e shoqërisë sonë”, tha Basha.
g.kosovari