Opozita e bashkuar jo parlamentare ka nisur protestën e gjashtë kombëtare kundër qeverisë.
Minibalona me mbishkrimin “Ik”, po lëshohen përpara ndërtesës së Kryeministrisë. Janë rreth 500 mini-balona të tilla që do të lëshohen në ajër.
Grumbullimi i protestuesve përpara ndërtesës së Kryeministrisë ka nisur më para.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi janë nisur drejt “Bulevardi Dëshmorët” e kombit për t’iu bashkuar mijëra protestuesve të mbledhur në shesh.
Basha është shoqëruar me një grup të rinjsh, vajza e djem të forumit rinor demokrat. Ndërkohë që Kryemadhi shoqërohet nga drejtuesit dhe simpatizantët e LSI-së.
SHBA, delegacioni i BE-së dhe ambasadat e shteteve anëtare të BE-së dhe OSBE kanë bërë thirrje që protesta të jetë paqësore dhe jo e dhunshme. Një apel është drejtuar edhe nga presidenti Meta i cili nënvizon vetëpërmbajtje.
Policia ka forcuar masat e sigurise.
Në gatishmëri janë mbi 1300 efektivë policie dhe të gardës tek Kryeministria, Kuvendi, parlamenti dhe institucionet e tjera.
g.kosovari