Një turiste franceze ka apeluar për ndihmë pasi ka humbur aparatin e saj fotografik gjatë udhëtimit në Skoci. Lily Mika 26 vjeç është një blogere për udhëtimet.
Aparati për të është shumë i çmuar, pasi thotë se aty ka shumë fotografi nudo, të cilat do t’i përdorë për një kauzë personale.
“Isha shumë e impresionuar me mirësinë e popullit skocez, dhe jam e sigurt se njerëzit që kanë gjetur aparatin tim fotografik do t’ia kthejnë pronarit.
Fotografitë topless nuk janë për të tërhequr vëmendjen, ato janë arsyeja që unë do të bëj gjithçka për të gjetur aparatin tim. Kjo nuk ka të bëjë me paratë, fotografitë që gjenden në aparat janë shumë të rëndësishme për mua.
Kam realizuar fotografi topless në vendet më të bukura. Qëllimi im është të botoj një album me këto fotografi për të inkurajuar gratë që të jenë më të lira dhe më të sigurta në vetëvete për të bërë atë që duan të bëjnë.
Në aparatin fotografik ka gjithashtu fotografi të miat me gjyshin dhe të dashurin tim. Fotografitë që kam bërë në Skoci dua t’i përfshij gjithashtu në album“, thotë 26-vjeçarja Lily Mika.
g.kosovari