“Kush cenon nje mandat popullor-legjitimitetin e certifikuar nderkombetarisht te tij,
per ministrin qe pushkatoi kater burra te pafaj ne mes te bulevardit, duhet ta harroje se mund ti flase per demokraci, rregull e ligj, cilitdo qytetari ne kete vend!”.
Keshtu shkruan sot zv.kryeministri Erjon Brace, duke ashpersuar gjuhen ne adrese te kreut te PD-se, Lulzim Basha.
Me nje shenim ne rrjetet sociale, pak ora para protestes se opozites, Brace, i pergjigjet deklarates se bere nje dite me pare nga ana e kryedemokratit, qe kujtoi se nese Rama do kishte nder e dinjitet do te ishte dorehequr dhjetera here nga posti qe mban, sikunder beri Theresa May.
Postimi i Braçes
Lulzim Basha paska folur per
nder e dinjitet gjate ushtrimit te detyres ose banalisht gezimit te pushtetit!
Po a ka nder e dinjitet nje minister qe pushkaton ne mes te dites,
ju merr jeten qe zoti ua fali,
kater qytetare pa faj qe protestonin kunder menyres se ushtrimit te pushtetit prej tij?
A ka nder e dinjitet po i njejti minister qe-sic deshmon presidenti i republikes i kohes, perdori gjithe pushtetin per te penguar, deshtuar e ne fund moslejuar hic, hetimin e krimit me barbar ne bulevardin e Tiranes qysh nga koha e fashizmit?
Nderi e dinjiteti mos egzistofte kur per to flet nje vrases i tille!
Kush cenon nje mandat popullor-legjitimitetin e certifikuar nderkombetarisht te tij,
per ministrin qe pushkatoi kater burra te pafaj ne mes te bulevardit,
duhet ta harroje se mund ti flase per demokraci, rregull e ligj,
cilitdo qytetari ne kete vend!
Nese ka nje arsye qe ky eshte sot ne opozite, i pavotuar nga shqiptaret,
nese ka nje arsye qe ky nuk do zgjedhje por pushtet ne tavoline permes dhunes barbare prej fashisti,
ajo eshte unike:
NUK VOTOHEN VRASESIT!
Ne cdo kohe!
g.kosovari