Greqia është në fushatë elektorale dhe premtimet e liderit të opozitës së vendit fqinj, që drejton partinë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis kanë qenë të shumta nëse do të fitojë, mes tyre edhe për vendosjen e vetos për Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën europiane në mënyrë që të marrë sa më shumë vota.
“Do i qëndroj të drejtës për të vënë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe integrimit të Shqipërisë për në BE. Unë do të mbroj të drejtat e pakicës kombëtare greke. Dhe nëse nuk respektohen, Shqipëria të harrojë kursin e saj evropian” deklaroi ai gjatë një fjalimi në Selanik.
Nesër në Greqi do të zhvillohen zgjedhjet lokale bashkë me ato për Parlamentin Europian. Shqipëria pas pak ditësh pret progres raportin dhe dritën jeshile për negociatat me Bashkimin Europian.