Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shprehet se Policia ka nisur hetimet ndaj personave që kanë përdorur molotovë në protestat e opozitës joparlamentare.
Në emisionin ‘Java’ në RTSH, Lleshaj tha se kishte kryer një sondazh me drejtuesit e policisë dhe asnjëri prej tyre nuk dinte të prodhonte një bombë molotov.
Ministri shtoi se bombat e molotovit janë financuar dhe transportuar në protestë në mënyrë të drejtëpërdrëjtë dhe të organizuar.
‘Kam bërë disa sondazhe me drejtuesit e policisë. I kam pyetur kush nga ata dinte të bënte molotov dhe asnjëri nuk me tha që dinte.
Tani kush nga protestuesit e thjeshtë mund të prodhojë molotov? Molotovi është organizuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë.
Është financuar dhe transportuar në mënyrë të organizuar. Di që policia ka nisur hetime për personat që i kanë krijuar dhe transportuar’, tha Sandër Lleshaj.
/a.rada