Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore u mblodh sot me prezencën e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për të shqyrtuar dhe miratuar kalendarin e punës për periudhën maj-nëntor 2019.
Komisioni në fjalë ka rënë dakord, që brenda muajit korrik të ketë përfunduar dhe miratuar ndryshimet në kuadër të rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR-it.
Ne mbledhjen e sotme, Damian Gjiknurit dhe demokrates Rudina Hajdari, u miratua kalendari i punës për periudhën Maj-Nëntor 2019.
Vendimet e mbledhjes
Komisioni u dakordësua që brenda 31 Korrikut të ketë përfunduar dhe miratuar ndryshimet në kuadër të rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR-it.
Brenda 30 Shtatorit do të përmbyllet shqyrtimi i çështjes së votës së emigrantëve dhe teknologjitë e reja në procesin e votimit.
Sipas kalendarit, deri në 31 Tetor komisioni do të ketë një produkt për çështjen e financimit të partive politike.
Brenda 28 Nëntorit, komisioni do duhet të ketë përmbyllur edhe diskutimet mbi çështjen e sistemit zgjedhor.
Gjithashtu, deputetët u dakordësuan që brenda muajit Korrik të hapen konsultimet publike për çështjen e sistemit zgjedhor, nëpërmjet një tryeze gjithëpërfshirëse me
pjesëmarrjen e partive politike, partnerëve ndërkombëtar, shoqërisë civile dhe gjithë aktorëve të interesuar.
g.kosovari