Theresa May po përpiqet të shpëtojë diçka nga rrënojat e kryeministrisë së saj, pasi një rebelim i Kabinetit në mënyrë efektive vrau planet e saj të Brexit.
Kryeministrja britanike, pritet të japë dorëheqjen ditën e nesërme paralajmërojnë nga media britanike “The Times”, e cila iu referohet burimeve të saj të sigurta.
May po përpiqet të mbajë dinjitetin e saj në këtë post kur koha e saj në pushtet vendoset nga dielli pasi një njoftim për dorëheqjen shihet i pashmangshëm dhe është forcuar më shumë kur ajo takoi në zyrën e saj shefin e komitetit të partisë që ajo drejton Graham Brady.
Ajo tashmë është përkulur dhe pritet të tërheq votën mbi marrëveshjen për BREXIT, gjë për të cilën ajo më parë kishte thënë se votimi do të ndodhte në fillim të muajit të ardhshëm.
Perspektiva për t’i dhënë deputetëve një zgjedhje nëse do të duhej të mbahet edhe një referendum tjetër, kishte shkaktuar një reagim duke zemëruar disa pjesëtar brenda partisë, shkruajnë mediat në ishull.
Kryeministrja të martën ka paraqitur një sërë zgjidhjesh kompromisi për Brexit, ku mes tjerash jepen të gjitha mundësitë e referendumit të dytë dhe një qëndrim i mundshëm, i përkohshëm, brenda unionin doganor me Bashkimin Europian.
Dje u largua nga kabineti qeveritar, ministrja e ngarkuar për marrëdhënie me parlamentin Andrea Leadsom, e cila ka deklaruar se jep dorëheqjen, sepse nuk kishte fare besim se qeveria do ta zbatojë Brexit-in. Plani për zbatimin e Brexit u vendos në qershor të 2016 përmes referendumit.
g.kosovari