Kreu i Partisë Bashikimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule deklaron se parlamenti duhet të shpërndahet.
Sipas Dules edhe me zëvendësimet që po bëhen të cilat i quan farsë, nuk mund të plotësohet më kërkesa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë.
“Pavarësisht farsës së zëvendësimit të opozitës, tani edhe me saktësi matematike nuk mund të plotësohet më kërkesa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë. Kuvendi ka rënë. Në mungesë te Gjykatës Kushtetuese, arsyeja juridike kërkon nismën e Presidentit për shpërndarjen e tij”, deklaron Dule.
/a.rada