German Sterligov, biznesmen rus, ka hyrë në një kazan bakri mbi zjarr të ndezur dhe ka zbuluar se kjo është mënyrë “për të shëruar sëmundje të ndryshme”
“Vetëm uleni dhe rrinj shlirshëm”, thotë ai, ndërsa receta e “gullashit shëres” të Germanovit përfshinë bimë dhe shumë kripë.
Ai është shumë krenar me kazanin e tij, i cili është i vjetër 200 vite dhe është i bërë nga bakri.
Videoja bizare supozohet se është xhiruar në rançin e Sterlingovit jashtë Moskë, ku biznesmeni, i cili ka bërë pasuri pas rënies së BRSS-së, është tërhequr pasi që është lodhur nga jeta e qytetit.
Pastaj ai ka ftuar të gjithë të vijnë të lahen, sepse kazanin nuk e ka bërë vetëm për vete. Mirëpo, siç ka thënë, në ditë mund të pranojë vetëm një pacient, sepse dezinfektimi i kazanit zgjat me orë.
Sterligov nuk e ka zbuluar çmimin e trajtimit.
Biznesmeni ka qenë në qendër të vëmendjes pasi një bukë e ka shitur për 10 dollarë, sepse është bërë prej përbërsve “të pastër ekologjikisht” nga farma e tij. Po ashtu, ka shitur edhe shufra për ndëshkim fizik të fëmijëve, të cilët sillen keq.
g.kosovari