Deputeti i PS Spartak Braho ka rezerva për mënyrën se si Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka punuar dhe i kërkoi dorëheqjen kreut të këtij institucioni, Agron Tufa.
Ai tha se ky institut drejtohet nga një letrar që ka mbaruar për letërsi në ish-Bashkimin Sovjetik.
“Deri më sot asnjë nuk e dinte që ekzistonte ky Institut, i miratuar nga maxhoranca e Sali Berishës në 2010. Po meqë është mirë bëhet dhe jam plotësisht dakord të ekzistojë. Kjo situatë e këtij debati u krijua gjatë disa ditëve më parë gjatë shqyrtimit të një rezolute në komisionin e ligjeve. Ky institut drejtohet nga një letrar që ka mbaruar për letërsi në ish-Bashkimin Sovjetik. Dua t’i them këto fjalë pasi më erdhi në mend një debat që më ka ngacmuar tërë kohën që ky studiues hidhte baltë dhe kërkonte heqjen nga qarkullimi të filmave dhe letërsisë para viteve ‘90. Me pak fjalë duhej zeroruar çdo gjë dhe Kadareja, Agolli, Korreshi veçanërisht ato që përshkruanin ngjarje të luftës antifashiste.
Një tezë absurde që u prit keq dhe nga opinioni. Por me sa duket kjo veprimtari baltosëse kishte shkuar dhe më tej pasi në disa botime të këtij instituti në njërën prej këtyre botimeve hidhej baltë mbi LANÇ dhe konsideroheshin kriminelë 240 drejtues të luftës. Një botim qesharak ishte për këngët e Ballit Kombëtar.
Dy fjalë për këtë institucion dhe drejtuesit e tij. Në veprimtarinë e tij inst ka shkelur rëndë ligjin në mnënyrën si organizohet. Do perifrazoj km që tha larg duart nga vitet 41-45. sepse neofashistët e tipit Tufa e Çela kërkonin nëpërmjet artificave të glorifikonin bashkëpunëtorët e fashizmit dhe nazizmit.
E mbyll me një opinion të një historiani anglez, se Shqipëria për nga numri në Europë zinte vendin e katër në Europë për kontributin në luftën nazi-fashiste. E keni kthyer institucion në celulë të Ballit Kombëtar.
Hileqarë keni qenë në luftë dhe hileqarë dhe tani në demokraci. Ju s’keni ccrtifikatë sigurie. I këkroj kreut të këtij institucioni të lërë detyrën si i papërshtashëm”, tha Braho.
Braho e nisi fjalën në foltoren e Kuvendit me një adresim direkt për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Reagimi i tij, erdhi fill pasi, Lleshaj, tha se ministria e tij është e hapur për këdo që është i interesuar të njohë dokumentacionin e arkivës së MB dhe të shohë dosjet dhe dokumentet që ruhen aty.
“Zoti ministër, zoti Lleshaj, bëni mirë që jeni i hapur për të studiuar kushdo që ka nevojë apo interes, por kini parasysh se ka një ligj që duhet ta njifni mirë, që informacioni është i klasifikuar dhe studiohen vetëm dokumentet e deklasifikuara. Ndaj, mos e bëni ministrinë han që të kërcejë tërë mileti të studiojë atë që ruani ju atje. Keni nja dy hajdutë, Dervishi dhe Kaloci që e kanë vjedhur arshivën dhe nxjerrin e mbushin shtypin”- tha ai./ i.h