Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka folur me tone të forta në Kuvendin e Shqipërisë. Ai i’u drejtua kolegëve me fjalën “t’ju vijë turp” dhe shpërtheu në akuza, duke shtuar se “keni kriminelë këtu”.
Ai ka theksuar se e ka për nder që është ballist, ndërsa sa shtuar se askush nuk e njeh ballin e as ballistët që po u “trazohen zorrët në bark”.
Teksa ka marre fjalen ne foltore ka thene prere:
“Ballist jam, e kam për nder të jem ballist”, e më pas i drejtohet ministrit Majko:
“Shiko si qesh Majko, e ka për nder Majko që ka qenë i biri i një komunisti”.
Më tej vijoi: Kur bëra pyetje, kisha parasysh a ka Instituti i Tufes, ide e mendime për ta vazhduar studimin në lidhje me luftën vëlla vrasëse që ka ndodhur mes shqiptarëve. Pse e përmendni Ballin, pse i përmendni zogistë, nga ‘44 e në vazhdim e thotë ligji, me këtë ligj ka rënë dakord PD dhe PS të trajtohen bijtë e komunistëve. Mos e përmendni Ballin Kombëtar. Askush nga ju nuk e njeh ballin, kam 20 vjet në politikë, kam duruar shumë, kam folur shumë, kam një arkiv që e ka ruajtur ish PP, ka 1341 fletë asnjë krim nuk ka nga balli ndaj komunistëve, 6 mijë shqiptarë nacionalistë, që u janë trazuar zorrët nëpër bark, t’ju vijë turp, kur shkelet të drejtat e ballistëve nuk ka kuptim”./ i.h