Deputeti Ligoraq Karamelo që u fut në Kuvend pak muaj më parë nga listat e opozitës pasi PD dhe LSI dogjën mandatet duke dalë në rrugë në protestë bëri thirrje që në Kuvend të zhvillohet një debat politik drejtuar popullit dhe ndërkombëtarëve për krizën politike.
“Kemi përpjekje dhe veprime anti-demokratike dhe dashakeqëse për të prishur imazhin e vendit. Po shohim protesta të dhunshme dhe thirrje për luftë civile dhe tempullin e demokracisë e quajnë ilegjitim, parlament të krimit dhe parlamenti jo funksional.
Pra sipas tyre shteti ka rënë dhe hajde të plaçkitim. Vërehet një tolerancë me tepricë. Kuvendi ka rol kontrollues dhe drejtimin politik të shtetit dhe duhet ta dëshmojë tani. Grupet parlamentare duhet të shprehen hapur. Të futet me procedurë të përshpejtuar një debat në Kuvend drejtuar popullit dhe faktorit ndërkombëtar” tha ai./ i.h