Në një rast, goditën kujdestarin e një çifti të moshuar me grusht. Për këtë arsye, katër shqiptarë përfunduan në pranga nga karabinierët e stacionit policor të Casale Monferrato (Alessandria), dy prej të cilëve me qëndrim të parregullt në Itali. Sulmet ndaj shtëpive në krahinat e Alessandrisë, Bergamos, Milanos dhe Brescia ndodhën midis qershorit 2018 dhe këtij muaji.
Hetimet filluan pas një grabitje brutale më 29 nëntor kundër një sipërmarrësi nga Cella Monte. Katër të rinjtë, të maskuar me kapuç ku dalloheshin vetëm sytë e “ftohtë”, prandaj edhe operacioni u koduar “Sytë e akullt”.
Ata ishin të armatosur me pistoleta me leva prej hekur.
Duke kërcënuar pronarin dhe tre miqtë e tij, ata morën 10,000 euro, disa orë të çmuara dhe objekte të tjera të vlefshme. Nga aty nisën hetimet rreth gjurmëve të lënda dhe vëzhgimit të kamerave të sigurisë në zonë, gjë që çoi në identifikimin e makinës të përdorur nga kriminelët.
Mjeti ishte në pronësi të një personi me banim në Lombardi. Pika e kthesës erdhi më 14 prill, kur karabinierët pikasën katërshen në provincën e Cuneos, me makinë gti për të krye një tjetër vjedhje.
Pavarësisht zbulimit të pistoletë Smith&Ëesson kalibër 38, të vjedhur dy vjet më parë në Villarbasse, në Torino dhe objekteve të tjera gjithashtu të vjedhura, arrestimet nuk filluan. Por, hetimet vazhduan deri me arrestimet e natës së kaluar, shkruan “Corriere”.
Në pranga përfunduan Agustin Pjetërgjokaj, 24 vjeç, Kristjan Keci, 28 vjeç, Cesk Thani, 32 vjeç, të tre me banim në Legnano, në Milano dhe Kristjan Mehilli, 25 vjeç, me banim në Tortona (Alessandria).
Përveç grabitjes Cella Monte, ata janë përgjegjës edhe për një sulm tjetër në Trescore Balneario (Bergamo), më 12 dhjetor 2018; dhe tre grabitje në tentativë, në Parabiago (Milano), më 14 qershor 2018 dhe 8 maj 2019, dhe në Erbusco (Brescia), më 13 maj.