Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e së mërkurës një takim me mbështetësit në Durrës.
Duke folur në sallë, kreu i PD tha se ora e ndryshimit është pranë dhe se shqiptarët mezi presin takimet e tij.
“Ditë për ditë, sytë e shqiptarëve janë drejt pasditeve kur ne bashkohemi në takime me numra të padëgjuar prej dekadash” – tha Basha ndër të tjera.
Ai u shpreh se takime të tilla nuk janë parë që prej përmbysjes së diktaturës.