Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Ballsh pasi është përplasur nga një makinë. Viktima është 48-vjeçari Isa Malaj banues në Ballsh, i cili po ecte në këmbë kur një automjet tip ‘Benz’ i drejtuar nga G.M, 26-vjeç, e ka përplasur duke i shkaktuar plagë të rëndë.
Fillimisht 48-vjeçari është transportuar drejt spitalit të Ballishit por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kujtojmë se sot ndodhën edhe dy aksidente të tjera me pasojë vdekjen e dy personave. Aksidenti i parë ndodhi në Durrës ndërsa viktima e dytë u shënua në autostradën Tiranë-Durrës./ i.h