Ekspertja e sigurisë në OKB Renata Duan tha se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore është në nivelin më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ajo e quajti këtë një çështje “urgjente”, që bota duhet ta marrë seriozisht.
Renata Dëan, drejtoreshë e Institutit të OKB-së për Kërkimet në fushën e Çarmatimit tha se, të gjitha shtetet me armë bërthamore kanë programe modernizimi bërthamor dhe peizazhi i kontrollit të armëve po ndryshon, pjesërisht për shkak të konkurrencës strategjike mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, shkruan “Reuters”.
“Marrëveshjet tradicionale të kontrollit të armëve janë duke u shkatërruar gjithashtu, nga shfaqja e llojeve të reja të luftës, me përhapjen gjithnjë e më të madhe të grupeve të armatosura dhe teknologjive të reja”, u tha ajo gazetarëve në Gjenevë. Bisedimet e çarmatimit janë pezulluar për dy dekadat e fundit, për sa kohë që 122 vende kanë nënshkruar një traktat për ndalimin e armëve bërthamore, “pjesërisht nga irritimi dhe pjesërisht ngaqë i kanë kuptuar rreziqet”, tha ajo.
Traktati për Ndalimin e Armëve Bërthamore u mbështet nga Fushata ndërkombëtare për largimin e Armëve Bërthamore (ICAN), e cila fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2017. Traktati ka mbledhur deri më tani 23 nga 50 ratifikimet që duhen për të hyrë në fuqi, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Austrinë, Tajlandën, Vietnamin dhe Meksikën. Traktati kundërshtohet fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe shtete të tjera me armë bërthamore.
Nuk është hera e parë që flitet për faktin se armët përthamore e rrezikojnë serioizisht paqen e brishtë sociale të botës ku po jetojmë.