Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rihapur dosjen e masakrës së Peshkëpisë. Hetuesit kanë marrë sot në pyetje Fredi Belerin, i cili ishte njëri nga anëtarët e komandove ekstremistë grekë në 10 prill 1994 në Gjirokastër.
Nga sulmi humbën jetën 2 ushtarë shqiptarë të postës kufitare. Tre të tjerë u plagosën, ndërsa u vodhën edhe armatimet, 15 kallashnikovë dhe 2 arka me municion. Ngjarja ndodhi në prill të 1994-ës.
Prokuroria e Krimeve të Rënda pas rihapjes së dosjes së masakrës së Peshkëpisë ka marrë sot në pyetje Fredi Belerin, i cili ishte njëri nga anëtarët e komandos ekstremiste greke në 10 prill 1994 në Gjirokastër.
Hetimi i kësaj ngjarje, ku mbetën të vrarë, dy “Dëshmorët e Atdheut”, komandanti i repartit Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini, nuk iu besua prokurorisë së Gjirokastrës, por asaj të Krimeve të Rënda, ndërsa hetimet po drejtohen nga prokurori Eugen Beci.
Beleri rezulton se ka qenë pjesë e komandos ekstremiste greke në momentin e sulmit kundër postës shqiptare në Gjirokastër.
Komando greke ‘Pirro i Parë’
-Jorgo Anastasulis, 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke me gradën toger.
-Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjës i policisë greke.
-Mario Kutulla, 25 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, punëtor.
-Fredi Bejleri, asokohe 23 vjeç, shqiptar nga Himara, banues në Athinë, me profesion hidraulik.
-Jorgo Kristo, 26 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë.
-Harallamb Papa, 21 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Athinë, punëtor ngarkim – shkarkimi.
-Jorgo Papa, 30 vjeç me profesion teknik frigoriferësh, vëllai i Harallamb Papas.
Por, pavarësisht asaj që kishte ndodhur në 1994 në Gjirokastër, Fredi Beleri mori guximin dhe kandidoi për kryetar të bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale të 2015 në siglën e PBDNJ dhe i mbështetur nga opozita e djathtë, por nuk arriti që të fitonte. Ndërkohë që kandidoi sërish tani por u rrëzua nga KQZ pas nuk ishte rehabilituar nga një dënim disa vite më parë.
Tashmë përpos tij pritet që të merren në pyetje edhe persona të tjerë lidhur me ngjarjen e shumë viteve më parë, ndërsa autoritetet shqiptare kanë dërguar disa letër porosi edhe në Greqi për të marrë informacion mbi personat që kanë qenë pjesë e komandos./ i.h