Alexis Sanchez, pas një sezoni të dështuar te Manchester United, ka gjetur buzëqeshjen larg fushës së blertë pasi ka zbuluar se do të nxjerrë në treg një film biografik.
Kiliani 30-vjeçar ka zbuluar në Instagram se filmi quhet Mi Amigo Alexis dhe do të mund të shihet në kinema duke filluar nga 30 maji.
“Jam i lumtur që kam marrë pjesë në këtë film shumë të bukur për të gjithë familjen,” shprehet Sanchez.
Megjithatë, tifozëve të United nuk i ka pëlqyer kjo gjë, duke i thënë yllit të ekipit të fokusohet te futbolli.
30-vjeçari ka shënuar vetëm dy gola në 27 ndeshjet e fundit dhe duket se do të largohet nga Old Trafford.