Ditën e sotme Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci së bashku me delegacionin që e shoqëron atë, kryetarin e grupit të PS-së Taulant Balla dhe kryetaren e grupit demokrat në parlament, Rudina Hajdari, kanë zhvilluar një takimin me Kryetaren e Dhomës së Ulët të Parlamentit holandez, Kadija Arib.
Por nga takimet duket se Holanda ka dhënë tashmë dritën jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Burimet i thanë News 24 dhe “BalkanWeb” se Holanda zyrtare është pro hapjes së tyre brenda vitit 2019.
Ky lajm vjen pas diskutimeve për më shumë se një orë të delegacionit shqiptar me përfaqësues të MEPJ-së holandeze.
“Vlerësohen reformat e Shqipërisë dhe roli në Ballkan. Holanda, pro hapjes së negociatave brenda 2019”-theksuan burimet
Vizita tre ditore e politikanëve shqiptarë ka në axhendën e saj takime me zyrtarë të lartë në shtetin e Holandës.
Gjithashtu ditën e sotme Ruçi, Balla dhe Hajdari do të zhvillojë një seancë dëgjimore me Komisionin e Çështjeve evropiane.
g.kosovari