Sekretari i Çështjeve Ligjore të PD-së, Çlirim Gjata foli rreth pengimit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga opozita.
Sipas Gjatës, konflikti do të jetë kryefjalë, përsa kohë nuk tërhiqet Edi Rama.
Gjata theksoi se tërheqja e opozitës në këto kushte është shuarja e saj.
“Konflikti do të jetë kryefjalë përsa kohë Rama nuk heq dorë dhe të tërhiqet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Konflikti sa do vijë dhe do të shtohet.
Në 30 qershor nuk ka për të pasur zgjedhje. Sepse po të lejojmë ne të bëhen zgjedhje Rama do të fitojë me 94-95% të votave, pra nuk do të ketë zgjedhje, por do të ketë votime.
Ne jemi në një kauzë të drejtë.
Nëse opozita do të tërhiqet nga kjo kauzë do të zhduket opozita, ju kam treguar rastin e Ukrainës”, tha Gjata.
/a.rada