Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvillon mbledhjen këtë të diel, ku në rendin e ditës do të futen edhe verifikimet e deklarimeve të kandidatëve për kryetar bashkie si dhe për anëtarët e këshillit bashkiak.
Në këtë mbledhje pritet të verifikohen kandidatët për këshillin bashkiak të Himarës, Silva Jorgji Burbo, kandidate e pavarur si dhe Vasillaq Harilla Bollano, po kështu kandidat i pavarur. Ndërsa për këshillin bashkia të bashkisë së Elbasanit do të verifikohet kandidati i pavarur Albert Shopi.
Ndërkohë në këtë mbledhje KQZ do të bëjë edhe verifikimin e dy kandidatëve për bashkitë Pustec dhe Berat. Konkretisht për bashkinë Pustec, kandidon nën siglën e Partise Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, Edmond Themelko, ndërsa kandidati i pavarur për bashkinë e Beratit është Plarent Aleksi.
Edmond Themelko është aktualisht kryetar i bashkisë Pustec nën siglën e PS-së ndërsa në këto zgjedhje ai kandidon si kandidat i partise Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian.
/a.rada