Pas 30 vitesh, Bashkia e Tiranës ka nisur një investim në Bovillë që synon dyfishimin e kapaciteteve të impiantit. Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Veliaj ka postuar disa foto nga kantieri ku po punohet për rritjen e kapaciteteve të Bollivës.
Ndonëse në këto katër vite është dyfishuar furnizimi me ujë të pijshëm, falë këtij investimi, objektivi i Bashkisë së Tiranës dhe i kryebashkiakut Veliaj është garantimi 24 orë në ditë me ujë të pijshëm i qytetarëve.
“Ky nuk është një instalacion arti. Me hapjen e motit, hapet sërish fronti i punës për dyfishimin e impiantit të ujit në Bovillë pas 30 vitesh nga investimi i parë kur Tirana kishte vetëm 250 mijë banorë! Kemi dyfishuar ujin në Tiranë këto 4 vjet, e çojmë në 24 orë/ditë me këtë investim”, shkruan Veliaj.
Paralelisht me investimet për burime të reja dhe për impiantin në Bovillë, Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë investimesh të rëndësishme në këto katër vite dhe për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes, i cili për shkak të mungesës së vëmendjes dhe abuzimeve, ishte kthyer në një kulluese makaronash.
g.kosovari