Një nënë dhe vajza e saj nga Shqipëria të cilat u shpallën të zhdukura më datë 2 Prill në Doncaster, South Yorkshire janë gjetur.
Sebjana Myzeqari 24 vjeç dhe vajza e saj, Enisa 2 vjeç, ishin shëndoshë e mirë në Britani të Madhe.
Nuk ka informacione të tjera rreth vendndodhjes ku u gjetën dhe përse kishin humbur gjurmët.
Sebjana Myzeqari shkoi 3 vite më parë në Doncaster dhe jetonte në një shtëpi në Chequer Road. Alarmin për zhdukjen e saj dhe të vajzës e dha personi që i kishte dhënë shtëpinë me qira./ i.h