Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme të shkaërkojë nga detyra prefektin e qarkut të Elbasanit, Gledian Llatja.
Ky i fundit është kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 30 qershorit për bashkinë e Elbasanit.
Po ashtu, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin nga detyra të prefektit të Shkodrës, Valdrin Pjetri i cili kandidon për kryetar bashkie të Shkodrës.
Në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin në detyrën e prefektit të qarkut të Shkodrës, Çesk Millja.
/a.rada