Komandanti i kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushi, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në vendin baltik, u përcoll me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e tij.
Efektivë të nëntë vendeve pjesëmarrëse në misionin “Enhanced Forëard Presence”, përfshirë Letoninë, përcollën në Aeroportin e Rigës arkivolin e mbuluar me flamurin kombëtar, me trupin e major Tanushit, i cili do të transportohet me avion ushtarak në atdhe.
Trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, do të pritet me ceremoni e nderime në pjesën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza”.
Ministria e Mbrojtjes njofton se homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe më pas ceremonia shtetërore do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 -12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar. Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, Tanushi do të përcillet për në banesën e fundit, në Varrezat e Dëshmorëve.
Major Klodian Tanushi, la pas tre fëmijë ai ndërroi jetë 4 ditë pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i një mine në një bazë ushtarake, së bashku me nëntetaren Zarife Hasanaj./i.h