Tri ditë pasi u vetëmbytë në lumin e Bistricës, polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të Arben Shaqirit. Raportohet se trupi është gjetur shumë pranë vendit ku 55-vjeçari u mbyt pasditen e së dielës së kaluar.
Familjarët ditën e djeshme kanë akuzuar autoritetet në Sarandë se nuk ka nisur në kohë kërkimet për trupin e tij. Në një prononcim për Report Tv, kreu i komunitetit rom në Sarandë, Ramiz Begani akuzoi se ndonëse kanë kaluar 3 ditë nga ngjarja e rëndë, polumbarët nuk kishin ndërmarrë asnjë lloj operacioni.
Si pas dëshmitarëve, Shaqiri ishte nisur për tek varrezat e djalit të vogël 6-vjeçar i cili në vitin 2005, u përdhunua dhe më pas u vra dhe nuk u kthye më i gjallë në shtëpi./i.h