Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën që lidh Kavajën me Rrogozhinën.
Shkon ne tre numri i viktimave nga aksidenti i rende qe ndodhi mbreme ne rrugën Kavajë-Rrogozhinë, ku nje makine perplasi nënën me dy vajzat e saj dhe më pas u perplas me nje pike karburanti.
Mengjesin e sotem, mesohet se ka nderruar jete ne spital edhe drejtuesi i automjetit, shtetasi V.C, 24 vjeç.
Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë të lartë, duke përplasur një nënë 46 vjeçare dhe vajzën e saj.
Për pasojë, kanë humbur jetën gruaja që po ecte në rrugë, e identifikuar si Lumturie Demrozi, 46 vjeç.
Viktimë e aksidentit është edhe një i ri që ndodhej pasagjer në mjetin tip Benz, i identifikuar si Gentian Belba 23 vjeç.
Mbreme policia, sqaroi se drejtuesi i mjetit, me iniciale V.C, 24 vjeç, ishte ne spital, por duket se nuk ia ka dale dot. Nderkohe qe e plagosur ka mbetur edhe vajza e viktimës, Xh.D 21 vjeçe.
Makina qe ka shkaktuar aksidentin tip Benz me të cilën udhëtonin tre të rinj, ishte marrë me qira.
Mjeti ka dale nga rruga ka përplasur fillimisht gruan dhe vajzën e saj dhe për të evituar aksidentin ka devijuar edhe është përplasur me një reklame te një karburanti.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i mjetit tip Benz (marrë me qera), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.
Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret,, ku shtetasja L.D rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.
Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi G.B, rreth 23 vjeç.
Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari