Aktorja Lynette Scavo u bë mjaft e njohur me rolin e Felicity Huffman në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara”. Aktorja Felicity Huffman u bë mjaft e njohur me rolin e Lynette Scavo në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara”. Aktorja së fundmi u vu në qendër të një skandali ku së bashku me 50 prindër të tjerë të pasur dhe të pushtetshëm akuzohen për korrupsion.
Aktorja akuzohet se ka paguar shuma të mëdha parash në mënyrë që vajza e saj e madhe të mund të studionte në një nga shkollat më të mira në SHBA.
Ajo ka paguar $15,000 në mënyrë që e bija të kishte përgjigjet e sakta të SAT (një testi që duhet t`i nënshtrohet dikush para se të pranohet në univeristet).
Aktorja i ka pranuar pasojat duke shtuar se dëshira për të ndihmuar të bijën nuk justifikon thyerjen e ligjit. Ajo ka treguar se e bija 18 vjeçare nuk ishte në dijeni të planit.
Aktorja u dënua me 4 muaj burg dhe me gjobën prej 20 000 dollarësh. (Shqiptarja.com)