Të jetosh shëndetshëm redukton rreziqet për demencë, rekomandon OBSH-ja, që vlerëson që numri i personave që vuajnë nga kjo sindromë, që shkaktohet kryesisht nga sëmundja e Alzheimerit, pritet të trefishohet deri në vitin 2050.
Të bësh sport, të mbash një dietë mesdhetare, të mos pish duhan, të reduktosh konsumin e alkoolit, të ruash diabetin dhe kolesterolin… me pak fjalë, të jetosh shëndetshëm redukton rreziqet për demencë”, sipas OBSH-së, që ende nuk është në gjendje të përllogarisë se sa ulen rreziqet.
“Provat shkencore të mbledhura (…) konfirmojnë atë që dyshohej prej disa kohësh, pra ajo që i bën mirë zemrës, është gjithashtu e mirë për trurin tonë”, theksoi drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një komunikatë.
OBSH-ja vlerëson se në të gjithë popullsinë, mes 5% dhe 8% e personave të moshuar nga 60 vjeç e sipër do të preken nga demenca. (Atsh)