Zv/Ministri i Brendshëm Hodaj: Dihet se kush ishin frymëzuesit e sulmit kundër Borschardt

Funksionari i larte i MInistrise se Brendshme Hodaj ka thene ne nje studio, i lidhur direkt, mendimin e tij per sulmin ndaj ambasadorit te OSBE.

Zëvendës ministri i Brendshëm i Shqipërisë Julian Hodaj në një prononcim për emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24”, duke folur për grafitet e shkruara në pallatin ku jeton ambasadori Berndt Borchardt, tha se gjesti ishte skandaloz. Hodaj u shpreh se dihet se kush janë frymëzuesit e gjestit, duke nënkuptuar opozitën.


“Nuk besoj se ia vlen ta flasim nëse e kemi shoqëruar me polici apo jo. Mendoj se veprimi ka prapavijë. Një grup doli dhe ka brohoritur. Nuk na bën nder, aq më tepër që vitin tjetër Shqipëria kryeson OSBE-në. Ajo që ndodhi të them skandaloze më duket pak. E mbaj mend që Basha me nënqeshje e ka kujtuar. Edhe kjo dëshmon se kush janë frymëzuesit.Shprehja e Lulzim Bashës, kur u pyet për këtë rast skandaloz, tregon se kush e ka bërë atë grafit. Grafiti ishte pasi OSBE tha se protesta e opozitës përmbante dhunë kriminale. Kjo është tepër e qartë tashmë”, tha Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm.

:Pak ditë më parë, në pallatin ku jeton ambasadori i OSBE në Tiranë u shkrua parrulla: “Borchardt, turp të kesh”. Për parrullën, reagoan politikanë të shumtë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com