Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ndodhet ne Ëashington në një vizitë pune.
Kryemadhi ishte e ftuar në Mbledhjen Vjetore të “US Association of Former Members of Congress”.
Këtë të martë drejtuesja e LSI, mori pjesë në raportimin në sallën e Kongresit ku të pranishëm kanë qenë Kongresmenë, Senatorë dhe ish anëtarë te Kongresit Amerikan, me të cilët Kryetarja e LSI shkëmbeu opinionet mbi situatën në Shqipëri dhe në rajon.
Gjatë sesionit, Kryetarja e LSI-së zhvilloi një takim me liderin e grupimit Republikan në Kongresin Amerikan Z. Kevin McCarthy, njofton zyra e LSI.
/a.r