Një makinist nuk e përballoi lehtë përplasjen për vdekje të një personi, teksa disa muaj më vonë ai vrau veten.
Policia e Hull në Britaninë e madhe e gjeti Scott Walker pa jetë në shtëpinë e tij.
43-vjeçari, baba i katër fëmijëve, kishte filluar të pinte shumë, ndërsa me trenin që drejtonte përplasi një këmbësor, edhe pse ky i fundit kishte dalë me qëllim për t’i dhënë fund jetës.
“Aksidenti i këmbësorit me tren, që u konfirmua si një vetëvrasje në janar 2018, e preku me të vërtetë Scott. Ai nuk ishte i njëjtë pas kësaj”, tha ish-partnerja e tij gjatë seancës gjyqësore në gjykatën e Hull Coroner.
“Ai filloi të pinte shumë. Zakonisht më dërgonte mesazhe abuzive. Në tetor, 1 muaj para vdekjes së Scott vendosa të largohem nga shtëpia me dy djemtë tanë”, tha ndërkohë gruaja e tij. Scott punonte për Arriva Trains Norther.
/a.r