Gjithçka kemi lexuar këtë javë kanë qenë lajme shtatzënie… Trashëgimtari i shtëtë i fronit në Mbretërinë e Bashkuar përshëndeti botën më datë 8 maj, dy ditë pas lindjes, ish-missi shqiptar Almeda u bë nënë për herë të parë më 5 maj, aktorja amerikane Amy Schumer i dha jetë gjithashtu një djali të shëndetshëm dhe familjes Kardashian iu shtua pjestari më i vogël, një djalë i ardhur në jetë nga një nënë surrogate. E gjitha kjo javë duket se ishte e rezervuar për lindjet e yjeve , pas të cilës fshihet një shpjegim astrologjik.
Është “sezoni i bebeve” për yjet.
Venusi, planeti i fatit, karmës e i dashurisë është i pozicionuar në Gaforre dhe Bricjap dhe këto të cilat janë të lidhura ngushtë simbolikisht me mëmësinë dhe atësisë.
Venusi po formon gjithashtu një marrëdhënie jashtëzakonisht bujar me Jupiterin, planetin e “zgjerimit”. Në astrologjinë tradicionale si energjia e Venusit dhe Jupiterit nxisin pasuri dhe bollëk.
Këto dy planete me fat janë të lidhura në qiell (në Dash dhe Shigjetar, respektivisht), duke formuar një lidhje që besohet të gjenerojë pasuri dhe lumturi.
Natyrisht, ka miliona foshnja të lindura çdo ditë, por ajo që i bën këto lindje të veçanta është se të gjitha ndodhën në sy të publikut.
Demi është konsideruar një shenjë jashtëzakonisht pjellore, sepse përfaqëson jetën e re. Këto foshnje i përkasin të gjitha kësaj shenje dhe këtu do të lexoni të gjitha karakteristikat.