Aplikacioni Whatsapp goditet nga një sulm kibernetik. Një grup hakerash arritën të instalonin në distancë, softuerë survejimi në telefona dhe pajisje të tjera duke shfrytëzuar një pikë të dobët të aplikacionit.
WhatsApp, që është në pronësi të Facebook, njoftoi se sulmi kishte shënjestruar një numër të zgjedhur përdoruesish dhe ishte orkestruar nga një grup i avancuar hakerash. Përfaqësuesit e WhatsApp ftuan 1,5 miliardë përdoruesit të përditësojnë aplikacionin me versionin e fundit të disponueshëm.
Ekspertët theksojnë se për momentin nuk dihet ende se sa persona janë prekur nga sulmi kibernetik. Përgjuesi i instaluar në aparate, përmes thirrjeve telefonike, është i ngjashëm me teknologjinë e zhvilluar nga shoqëria izraelite e sigurisë informatike NSO Group. Sipas Fianancial Times, kompania kryeson listën e të dyshuarve. i.h