Policia në Francë konfiskoi gjysmë toni kokainë, në vlerë prej rreth 40 milionë eurosh, në portin verior të Dunkirkut gjatë muajit të kaluar, ka bërë të ditur të premten ministri francez për Buxhet, Gerald Darmanin.
Droga ishte gjetur më 29 prill, në një anije që transportonte banane, e cila vinte nga Surinami në Amerikën Jugore, teksa prokurorët francezë janë duke i vazhduar hetimet, shkruan në deklaratën e ministrisë franceze./ i.h