Pas zyrtarizimit të 61 kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 qershorit kryeministri Edi Rama ka njoftuar një konferencë me gazetarët. Rama thotë se tashmë është koha për fushatë zgjedhore dhe për dialog me të vetëpërjashtuarit.
“Në 13.00 me gazetarët, pas regjistrimit të kandidatëve tanë për 61 bashkitë dhe listave të këshilltarëve bashkiakë për mandatin e ri të qeverisjes vendore. Koha për fushatën zgjedhore të 30 qershorit dhe për vijimin e përpjekjeve për dialog me të vetëpërjashtuarit nga zgjedhjet”, shkruan Rama./ i.h