Një ditë pas protestës së 5 kombëtare të opozitës së bashkuar pranë godinës së Kryeministrisë punonjësit e mirëmbajtjes kanë nisur të pastrojnë atë që mbeti pas nga kjo demostratë.
Siç duket nga fotot e siguruara nga “BalkanWeb”, disa punonjës po pastrojnë bojën dhe çdo gjë tjetër të mbetur pas në godinë.
Disa të tjerë po bëjnë të mundur edhe ndërrimin e dyerve brenda të cilave kishin mbetur edhe shenjat e tymit dhe flakëve nga protesta e së shtunës.
Kujtojmë që gjatë protestës të së shtunës protestuesit e opozitës hodhën bidonë me lëndë djegëse në drejtim të Kryeministrisë duke i vënë flakën ndërsa shenjat e tymit dukeshin qartë deri dje.
g.kosovari