Teksa palët politike nuk japin asnjë sinjal për dialog, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, thotë se Basha dhe Rama kanë rënë dakord dhe zgjedhjet lokale do të shtyhen për në vjeshtë.
Në studion e emisionit “360 Gradë” në RTV Ora ai deklaroi se zgjedhjet lokale të përcaktuara për tu mbajtur në 30 qershor do të mbahen në tetor.
Megjithatë Klosi thotë se PD do të humbë sërish, por nuk ndan të njëjtin mendim me të avokati Gjokutaj.
Gjokutaj: Del minitrja dhe thote qe Prokuroria nuk ka hetuar korrupsionin, cfare eshte kjo
Klosi: Keto jane te tjera
Vasili: Per nje muaj ke zgjedhje, nuk je dakord, voto kunder
Gjokutaj: Zgjedhjet behen kur je ne pozita te barabarta
Klosi: Zgjedhjet do të bëhen në tetor, kanë rënë dakord. Zgjedhjet lokale, të Kuvendit mbase janë vitin tjetër.
Zheji: Prit se kemi lajm, zgjedhjet behen ne tetor, informacion nga Fatos Klosi.
Klosi: Do bëhen në tetor dhe kanë rënë dakord. Në gjithmonë kemi “ngrënë” me njëri-tjetrin dhe pastaj kemi dalë bllof se të tjerë vendosin dhe ne bëjmë debate, mundohemi te arsyetojme.
Gjokutaj: Po të ishte opozita në parlament do të shtyhej dhe po të mos ishte bërë protesta do të shtyheshin zgjedhjet? Ma thuaj këtë.
Klosi: Prapë do ta hajë ai në zgjedhje.
Gjokutaj: Opo per te ngrene, prisni, avash.
Klosi: Po mirë, nëse di ndonjë gjë na e thuaj.
Gjokutaj: Ky është produkti i protestës.
g.kosovari