Danimarka është renditur si një nga vendet më pak feministe në botën perëndimore pas një sondazhi botëror prej 23 shtetesh. Edhe pse është një nga vendet më të zhvilluara, rezultoi se vetëm 1 në 6 danezë besonte se ishte feminist.
Studimi i më shumë se 25.000 njerëzve, i cili u zhvillua nga Projekti i Globalizmit të YouGov-Cambridge në bashkëpunim me “The Guardian”, tregoi se një e treta e danezëve nuk besonin se postet më të rëndësishme ishin për femrat. Rezultatet e befasishme të prodhuara nga studimi ndërkombëtar shënojnë një kontrast dramatik me Suedinë fqinje të Danimarkës, ku të paktën 46 përqind e qytetarëve të saj quhen feministë.
Ekspertët e këtij studimi pohojnë se fakti që edhe ngacmimi seksual është tepër i ulët në Danimarkë lidhet me mentalitetin e tyre pak feminist. Studimi vjetor synonte të shqyrtonte qëndrimet populiste në fushën e politikës, demokracisë, ushqimit, udhëtimit dhe teknologjisë.
Ndërkohë pak vite më parë një sondazh, i cili analizoi të dhënat nga 42,000 gra në 28 shtete anëtare të BE-së, tregoi se Danimarka, Finlanda dhe Suedia, të tre vendet që shihen nga shumë njerëz si një forcë udhëheqëse në barazinë gjinore, renditen në të vërtetë më të lartat sa i përket dhunës ndaj grave./ i.h