Sot në orën 14:00 do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pritet që të shtyhet me 15 ditë afati për vlerësimin e prokurorëve që do të jenë pjesë e SPAK-ut.
Afati ishte 45 ditë, por duket se është e pamundur që të kontrollohen 23 kandidatët në kohën e përcaktuar. Pra është shtyrë sërish ngritja e SPAK-ut. Ndërkohë që Report Tv zbardh edhe rendin e ditës për pikat e tjera që do të diskutohen sot.
Përfaqësuesit e misioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Tiranë, OPDAT dhe EURALIUS, do të marrin në pyetje kandidatët për prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, në funksion të përzgjedhjes së kandidatëve më të aftë dhe me integritet.
Gent Ibrahimi deklaroi pak javë më parë se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e njohur si SPAK do ngrihet një muaj para zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, tashmë pritet për t’u parë nëse do të kapen afatet./ i.h